Fikja e sinjalit të News24, Lisandër Hoxha: Bllokohet media që denoncoi korrupsionin madhor të qeverisë, qytetarët të reagojnë

Përfaqësuesi i opozitës Lisandër Hoxha reagoi në një deklaratë për mediat mbi atë që ai e quajti vazhdimësi të sulmeve të njëpasnjëshme ndaj News24.
Hoxha tha se heqja e sinjalit të News24 sot përmes një aksioni të policisë në orët e para të mëngjesit, është përgjigjja e qeverisë ndaj denoncimeve të korrupsioneve madhore të regjimit siç e quan Rama-Balluku që ka bërë kjo media në vazhdën e transparencës.
“Përgjigjja është që të vijnë në orët e para të mëngjesit, bllokojnë median, gazetarët për të hyrë qoftë të marrin qoftë dhe sendet personale. Në emër të kujt. Në emër të karajfilëve, Kajo Karafili i ri që ka planifikuar të zhvillojë biznesin e ri të qeverisë mbi një media me qëllim që me një gur të vrasin 2 zogj”, tha Hoxha teksa ka ftuar qytetarët të reagojnë duke mos lejuar që demokracia të mbetet peng i qeverisë. /BW/




















































