LAJMI I FUNDIT:

Fifi përlotet kur flet për eksperiencën në Big Brother VIP: Më doli jashtë kontrollit, brenda ka shumë falsitet

Fifi përlotet kur flet për eksperiencën në Big Brother VIP: Më doli jashtë kontrollit, brenda ka shumë falsitet
Foto: Top Channel

Këngëtarja e njohur, Fifi, përveç një prej artisteve më të dashura dhe më të komentuara shqiptare, ajo pak muaj më parë u bë pjesë e spektaklit Big Brother VIP, duke u kthyer në një prej personazheve kryesore brenda shtëpisë.

Ajo ishte në qendër të vëmendjes për çdo veprim dhe gjendja e saj emocionale dhe reagimet ishin tejet të përfolura, ndërsa për këtë eksperiencë ajo është rrëfyer edhe së fundmi.

E ftuar në “Fan Club Big Brother Albania”, Fifi sot (e diel) ka folur për përvojën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.


Foto: Top Channel

Këngëtarja u përlot gjatë rrëfimit të saj, duke thënë se situate brenda I kishte dalë jashtë kontrollit dhe se për këtë kishte ndikuar energjia negative dhe falsiteti i banorëve.

“Më doli jashtë kontrolle çdo gjë, nuk e kisha në dorë ta kontrolloja vetë, emocionet e mia, shpërthimet e mia, unë jam një njeri me shumë parime, ideja që nuk e kisha një laps dhe një letër afër mua më shqetëson, kam shtuar peshë”, u shpreh këngëtarja.

“Kishte falsitet dhe ishte arsyeja kryesore pse unë ndihesha keq, kishte shumë gjëra që i shihja dhe më bënin të dalë nga vetja, më shqetëson shumë energjia negative dhe falsiteti”, tha tutje Fifi.

Ndërsa, e pyetur nëse do të rikthehej sërish në BB VIP, ajo tha se I duhej patjetër të merrte vendim që të largohej nga aty qe të mund të mund të kujdese për vete dhe shëndetin e saj, por që edhe e konsideron si një vendim të nxituar.

“Unë e kam thënë, dy orë pas që kam dalë nga shtëpia isha kthyer, ishte një vendim i rëndësishëm për mua, në këtë rast u deshtë me hekë dorë nga diçka, jam 50 me 50 mesa asaj që hoqa dorë për t’u marrë me veten dhe mes asaj që ishte vendim i nxituar”, tha krijuesja e hitit “Diell”.

Kujtojmë që Fifi u largua nga spektakli me vetë dëshirë pas mbi 50 ditësh të qëndrimit brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina

"Thikë pas shpine me shku me tjetrin” - debat mes Gjestit dhe Xhenetës në BBVK

Magazina
Kalo në kategori