LAJMI I FUNDIT:

FIFA nis hetimet kundër Beckenbauerit!

FIFA nis hetimet kundër Beckenbauerit!

Nuk ndal vorbulla e skandalit që ka përfshirë FIFA-n dhe në të është përfshirë edhe Franz Beckenbauer.

Komisioni i Etikës në FIFA ka hapur një hetim zyrtar për organizimin dhe financimin e Botërorit “Gjermani 2006”.

Mes drejtuesve që sollën dhe organizuan Kupën e Botës 10 vite më parë, është edhe emri i kajzerit Beckenbauer, ish-zëvendëspresident i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), president i Komitetit Lokal Organizativ të Botërorit 2006 dhe ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FIFA. Së bashku me legjendën gjermane, po hetohet edhe Wolfgang Niersbach, ish-presidenti i DFB-së, zv/president i Komitetit Organizativ të “Gjermani 2006” dhe anëtar aktual i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe UEFA-s;


Helmut Zandrok, ish-sekretari i Përgjithshëm i DFB-së; Teo Cvanciger, ish-zv/president i Komitetit Organizativ; Horst Shmid, ish-sekretar i Përgjithshëm i DFB-së; Stefan Hans, kryefinancieri i DFB-së dhe i Komitetit Lokal Organizativ.

“Në rastin e Bekencbauerit, Zvancigerit, Shmidit dhe Hansit”, shkruan komunikata e FIFA-s, duke shtuar “do të hetohet për pagesa të mundshme dhe kontrata të paligjshme që Gjermania të avantazhohej në kandidaturën e saj si vend organizator i Kupës së Botës”.

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori