FIFA konfirmon vendin pritës të Kupës së Botës për Klube më 2019 dhe 2020, Liverpooli do të luajë në Katar

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA dëshiron ta testojë edhe një herë Katarin para se t'ia konfirmojë organizimin e Kupës së Botës për vitin 2022.
Liverpooli si fitues i Ligës së Kampionëve do të duhet të udhëtojnë drejt Katarit për të luajtur ndeshjet për Kupën e Botës për Klube.
Këtë e ka konfirmuar FIFA, e cila e ka zgjedhur Katarin si vend organizator, pasi dëshiron t'i testojë para Kupës së Botës 2022.
Së bashku me Liverpoolin, ekipet e tjera që aktualisht janë konfirmuar për Kupën e Botës 2019 janë Esperance Sportive de Tunis, Monterrey, Hienghene Sport dhe Al-Sadd.

"Këshilli i FIFA-s ka emëruar Katarin si mikpritës të Kupës Botërore të Klubeve për vitin 2019 dhe 2020".
"Këto turne do të shërbejnë si ngjarje testimi për Kupën Botërore të FIFA-s Katar 2022", thuhet në njoftimin e FIFA-s.
Ndryshe, para disa javës presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar edhe ky Kampionat Botëror do të zhvillohet me 32 skuadra. /Telegrafi/























































