Pas penalltisë së akorduar për Realin, në takimin e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, u rihap edhe njëherë debati mbi instalimin e VAR-it në garat evropiane.

Vetë UEFA ka mbajtur një qëndrim zyrtar, duke thënë se nuk është ende gati për të aplikuar VAR-in në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.


Organizmi evropian i futbollit ka kërkuar kohë para se të vendosë aplikimin, pasi dëshiron të bindet mbi sigurinë dhe efikasitetin e sistemit.

Gjithsesi, edhe FIFA sot (e enjte) ka kërkuar zyrtarisht nga UEFA, që të instalojë teknologjinë në ndihmë të gjyqtarëve, në ndeshjet evropiane, përcjell SS.

var 1

Vetë presidenti Infantino nuk ka preferuar të mbajë qëndrim në lidhje me faktin nëse ishte apo jo 11-metërshi për Realin e Madridit, por tha se VAR-i duhet në respekt të milionave që investohen në këtë sport.

"Mendoj se UEFA duhet të fillojë punën për instalimin e teknologjisë në ndeshjet ku është vetë organizatore".

"Sigurisht që ne kemi besim te gjyqtarët në fushën e lojës, por teknologjia do të ndihmonte në shmangien e gabimeve njerëzore".

"Minimalisht, teknologjia do të shuante të gjitha dilemat apo brengat e klubeve, pasi do të ndërhynte në kohë. Duhet të respektohen milionat që investohen nga shumë klube", ka thënë Infantino.

telegrafi sport app