Federata e Futbollit të Kosovës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e futsallit në vendin tonë, duke organizuar për herë të parë kursin bazik për trajnerët e futsallit.
Ky kurs është realizuar në bashkëpunim me UEFA-n dhe është kurs i nivelit C kombëtar. Pa dyshim, ky është një moment i veçantë, pasi për herë të parë trajnerët e futsallit në Kosovë janë përfshirë në një program të tillë të certifikimit.
Në këtë kurs, i cili po mbahet në hotel ‘Trofta’ në Istog, po marrin pjesë 25 trajnerë, ku janë të përfshirë ata të ekipeve kombëtare dhe të klubeve të Superligës.
Kursi është treditor dhe do të përfshijë punën teorike dhe praktike, e ku për këtë të fundit do të ketë ndihmën e ekipit të futbollit “Istogu”, ku për çështje trajnimi do të shfrytëzohen futbollistët e grupmoshave të reja të këtij klubi.
Për organizimin e këtij kursi Federata e Futbollit të Kosovës ka bashkëpunuar me strukturat e edukimit të UEFA-s dhe ka zgjedhur instruktorin Mićo Martić nga Kroacia për të ligjëruar para pjesëmarrësve. Ai ka përvojë 20-vjeçare në futsall dhe është një prej instruktorëve më të mirë të FIFA-s dhe UEFA-s në lojën e futsallit.
Martić ka shprehur gëzimin dhe kënaqësinë e tij që është pjesë e këtij kursi historik në Kosovë dhe ka vlerësuar kualitetin e trajnerëve, klubeve dhe kombëtares së Kosovës.
Ai ka theksuar rëndësinë e këtij kursi për trajnerët dhe ka falënderuar FFK-në dhe shefen e edukimit Sanije Krasniqin për punën e shkëlqyer që ka bërë në organizimin e këtij kursi dhe për kushtet shumë të mira për punë.
Në përfundim të këtij kursi trajnerët pjesëmarrës do të certifikohen me licencën C kombëtare për futsall. Ndërkaq, përveç grupit të parë të pjesëmarrësve, është planifikuar që të organizohet edhe një kurs tjetër në vitin e ardhshëm me trajnerët e Ligës së Parë. Nga afër punimet e këtij kursi po i ndjekin edhe kryetari i Komisionit të Futsallit, Hysni Gjinovci dhe shefja e sektorit të edukimit në FFK, Sanije Krasniqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Coutinho bëhet kandidat për “Golin e Vitit” – shënon një ‘perlë’ nga distanca

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Jamie Carragher garon me IShowSpeed në CBS Sports – njëri prej tyre përfundon me pantallona të grisur

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Real Sociedad dhe Manchester United ndalën ndeshjen për disa momente që Aguerd dhe Mazraoui të bënin Ramazan

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi