LAJMI I FUNDIT:

FFK-ja fshehu refuzimin e Azerbajxhanit të luajë me Kosovën

FFK-ja fshehu refuzimin e Azerbajxhanit të luajë me Kosovën

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk e tregoi gjithë të vërtetën për moszhvillimin e ndeshjes së përfaqësueses U-21 të Kosovës kundër Azerbajxhanit, në turneun ndërkombëtar "Antalya Cup 2016" të Turqisë.

Në njoftimin e FFK-së të lëshuar më 30 janar, u tha se "Azerbajxhani ishte larguar më 28 janar", dy ditë para se ta zhvillonte ndeshjen e pestë, që ishte edhe e fundit për të dhe Kosovën. Por, mediumet në Azerbajxhan kanë shkruar se shteti i tyre ka refuzuar të luajë kundër Kosovës, pasi nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

"Organizatori u përkujdes që të gjejë një rival për të shfrytëzuar sa më mirë e më shumë qëndrimin e Kosovës këtu në Antalya. Kështu, që sot më 30 janar në orën 15:00 Përfaqësuesja e Kosovës U-21 zhvilloi ndeshjen e 5-të, por tash një ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Iranit U-19", thuhej tutje në njoftimin e FFK-së të lëshuar më 30 janar, shkruan Koha Ditore.

Por, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit Elkhan Mammadov për mediumet në Azerbajxhan ka thënë se kanë pasur urdhër nga shteti i tyre që të mos luajnë kundër Kosovës. Në fakt, Azerbajxhani qysh më herët kishte planifikuar të qëndronte deri më 28 janar në Antalya, duke mos llogaritur fare ndeshjen me Kosovën, që në program ishte më 30 janar. Kjo vërtetohet nga njoftimet e bëra në uebfaqen e Federatës së Azerbajxhanit.


"Ne nuk e njohim Pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi ditur se ata do të marrin pjesë në këtë turne. Pasi e kemi mësuar një gjë të tillë, ne e kemi bërë të ditur qëndrimin tonë për të mos u takuar në ndeshjen e fundit kundër Kosovës. Unë nuk dua ta përfshij futbollin e fëmijëve në çështje politike. Por, ka të bëjë me ekipin kombëtar. Për këtë arsye, ne kemi refuzuar dhe jemi tërhequr, duke mos luajtur kundër Kosovës", ka thënë Mammadov, njofton Premyer.az.

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori