FFK-ja me ‘dorë të hekurt’ ndaj Llapit – i shqipton dënime të ashpra
Komisioni Disiplinor dhe Etikës ka marrë sot (e premte) vendimin e tyre për ngjarjet që ndodhën gjatë ndeshjes me Llapin dhe Dukagjinin, e cila u zhvillua në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit kosovar. Në atë sfidë ishin dëmtuar pajisjet e sistemit VAR ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ka pasur edhe kërcënime në drejtim të gjyqtarëve. Përveç kësaj pati ofendime të rënda në drejtim të tyre si dhe ndaj organeve kompetente të FFK-së. Për të gjitha këto është marrë vendimi që KF Llapi të paguajë një shumë prej 10 mijë eurosh.
Dënimit nuk i shpëtoi as përfaqësuesi zyrtar i Llapit, Muhamet Rexhepi i cili dëmtoi kabllot e sistemit VAR që dërgojnë sinjalin në fushë tek gjyqtari. Për veprimet e tij ai është dënuar me një vit mosushtrim të detyrës zyrtare në ngjarjet e organizuara nga FFK-ja.































