LAJMI I FUNDIT:

FFK cakton stadiumin ku do të zhvillohen ndeshjet e barazhit

FFK cakton stadiumin ku do të zhvillohen ndeshjet e barazhit

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur edhe për stadiumin në të cilin do të zhvillohen dy ndeshjet jetike të barazhit.

Burime të Gazetës Olle bëjnë të ditur që dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Takimet do të zhvillohen më 3 dhe 4 qershor.


Në ndeshjet e barazhit, Drita takohet me Dukagjinin, ndërsa Ferizaj me Vllazninë e Pozheranit.

Kujtojmë që edicionin e kaluar, një ndeshje e barazhit ishte zhvilluar në “Riza Lushta”, ndërsa një tjetër në “Rexhep Rexhepi”.

Në Mitrovicë, Drenica kishte mbijetuar duke mundur pikërisht Dukagjinin, ndërsa në Drenas, Drita e kishte mposhtur Flamurtarin me penallti.