LAJMI I FUNDIT:

FFK cakton datat dhe stadiumet se ku do të zhvillohen ndeshjet e barazhit

FFK cakton datat dhe stadiumet se ku do të zhvillohen ndeshjet e barazhit

Edicioni 2021/22 në futbollin kosovar është drejt fundit ku kanë mbetur vetëm edhe disa xhiro për të përfunduar BKT Superliga, Liga e Parë, Liga e Dytë dhe e tretë.

Kampioni i Kosovës tanimë dihet dhe është Ballkani, ndërsa dy skuadrat që rikthehen në BKT Superligë janë Trepça ’89 dhe Ferizaj.

Por ende ka mbetur të mësohet emri i skuadrës së tretë që do të futet në elitën e futbollit kosovar, me Lirinë dhe Vushtrrinë që do të luajnë në barazh, derisa fituesi i këtij dueli përballet me vendin e tetë që do të jetë në fund të Superligës.


Prishtina, Drenica, Malisheva dhe Dukagjini janë skuadrat që po luftojnë për t’iu shmangur pozitës që i dërgon në barazh.

Tanimë FFK ka caktuar edhe stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e barazhit, dhe ato janë 18 Qershori në Klinë dhe Zahir Pajaziti në Podujevë.

“Janë caktuar datat dhe stadiumet në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e barazhit për Superligë dhe Ligën e Parë”.

“Ndeshja e barazhit për Ligën e Parë do të zhvillohet më 21 maj, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, derisa ndeshja e barazhit për Superligë do të zhvillohet më 28 maj në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori