LAJMI I FUNDIT:

FFK arrin marrëveshje për sigurimin shëndetësor të futbollistëve

FFK arrin marrëveshje për sigurimin shëndetësor të futbollistëve

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon t’i shërbejë dhe të kujdeset për futbollistet dhe futbollistët kosovarë.

Karshi projekteve të tjera të cilat janë në proces të realizimit, FFK ka arritur të finalizoj projektin e sigurimit shëndetësor të futbollistëve, që ishte si një nga pikat e veçanta në programin “Bashkë për futbollin” të presidentit Ademi për katër vjeçarin e ardhshëm.

Për realizimin e këtij projekti të veçantë është arritur marrëveshja me kompaninë “Sigal Uniqa Group Austria” njëherësh partnere disavjeçare e FFK-së.


Nga ky projekt do të përfitojnë: Superligat e të dy konkurrencave, Ligat e Para po ashtu të të dy konkurrencave si dhe Liga e dytë në konkurrencën e meshkujve.

Polica e sigurimit me të cilën do të pajisen të gjithë futbollistët e kategorive të cekura më lartë, do të jetë e kënaqshme, pasi që do të mbulojë lëndimet e zakonshme të futbollistëve dhe njëherësh deri te ato më të kushtueshmet.

FFK uron që futbollistët tanë të kenë shëndetin dhe të punojnë edhe më shumë për ta avancuar futbollin kosovarë tutje dhe për të arritur sa më shumë suksese edhe në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori