Gjiganti holandez Feyenoord ka zbarkuar në Kosovë, ku të enjten do të përballet me Dritën në kuadër të Ligës së Konferencës.

Skuadra holandez ka mbajtur stërvitjen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku janë ndarë të kënaqur me atë që ofron ky impiant.


Ata kanë postuar video nga stadiumi, ndërsa nuk mungoi as “Mirëseardhja” në ekranet e stadiumit.

“Mirë se vini! Ky tekst ishte në ekran kur lojtarët dhe stafi (pas konferencës për shtyp të Arne Slot dhe Jens Toornstra) - hynë në stadiumin në Prishtinë për një stërvitje”, ka shkruar ueb faqja e klubit.

c86a1baca25a5ed9999f9a7a8a7fe6a0 740 493 canvas color000001 feyMediaBlackWhite

Trajneri Arne Slot e drejtoi stërvitjen në Stadiumi Fadil Vokrri, ku po përgatitet për debutimin e tij zyrtar si kryetrajner i Feyenoordit. /Telegrafi/

telegrafi sport app