LAJMI I FUNDIT:

Fetnete Ramosaj u cilësua ikonë e luftës në Dukagjin

Fetnete Ramosaj u cilësua ikonë e luftës në Dukagjin

Qytetarë të shumtë, familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë, në hollin e pallatit “Jusuf Gërvalla”, në Deçan, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosajt, kurse në sallën e po këtij pallati u mbajt mbledhje komemorative.

Në mbledhjen komemorative për ish-luftëtaren e UÇK-së, Fetnete Ramosaj, organizuar nga komuna e Deçanit dhe OVL e UÇK, u tha se Fetnetja ka qenë denoncuesja më e madhe e krimit të bërë në Kosovë.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se zëri i saj ka qenë simbol i lirisë.


“Fetnete Ramosaj është ikona e luftës në Dukagjin. Ka pasur një jetë në shërbim të vendit, një arkivë. Fetnetja ka qenë pjesëmarrëse e luftës çlirimtare. Gjatë luftës në Kosovë, ka kryer detyrën e zëvendëses së UÇK-së në Dukagjin, ka raportuar për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress. Ishte dhe mbeti zëri i ndërgjegjes sonë gjatë luftës dhe pas saj. Ajo ka qenë dhe mbetet denoncuesja më e madhe e gjenocidit që u bë në Kosovë. Kishe fjalë pak por ka bërë shumë”, tha ai, transmeton KP.

Ramosaj ka kujtuar një fjali të Fetnetes gjatë kohës sa ka qenë e sëmurë.

“Unë i kom marrë lakmi vdekjes së vëllazërive Bytyqi se ka pasur shtet si Amerika, që i ka mbrojtur, por pas sëmundjes sime, kryeministri më ka përkrahur gjithmonë”, kishte thënë Ramosaj.

Në emër të bashkëluftëtarëve, Sali Lajçi tha se Fetnetja ka qenë ndër personalitetet më të njohura në luftë.

“Nga gjitha personalitet që kam njohur në luftë, ajo ka qenë më e kompletuara. Nga kjo foltore ajo skaliti dhe i dha epitet fitoret e betejave në Zonën Operative të Dukagjinit. Shpesh herë u gjetën krah për krahë edhe me Ramush Haradinajn. Raportimet nga lufta i kishte të veçanta. Gjakun e dëshmorëve e ktheu në pendë. Do të kemi të vështirë të plotësojmë boshllëkun tënd”, ka thënë Lajçi.

Gjenerali i luftës, Kudusi Lame tha se ajo u treguar e zonja, trime dhe heroinë, duke tejkaluar kështu kufijtë gjinor.

“Fetnete Ramosaj ka ditur të përdor pendën, pushkën, duke mos u lëkundur. Ka jetuar shkurt, por veprat e saj kanë qenë të mëdha. Ajo u treguar e zonja dhe qëndrestare, trime dhe heroinë tejkaloi kufijtë gjinor. Duke treguar se femra mund të triumfojë. Roli dhe kontributi i saj, është shumë i rëndësishëm për të cilën ka se çka të shkruhet dhe flitet. Zgjodhi me vetëdije rrugën e vështirë dhe të lavdishme drejt lirisë. Ajo kishte edhe shumë punë për të bërë dhe shumë protesta për të organizuar”, ka vazhduar ai.

Jetën dhe veprën e saj e ka kujtuar edhe deputeti Daut Haradinaj.

“Unë e kam në memorie ndoshta me qindra herë Fetneten në akademi e përkujtime. Ushtarët nuk do të ndiheshin larg, nëse nuk do të ishte Fetnetja, ka punuar gjatë, çoftë me shkrime kundërshtime e denoncime. Është pothuajse luftëtarja e vetme që depërtoi ashtu, me libra për të treguar krimin e Serbisë bërë në Kosovë”, u shpreh ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori