Fethullah Gulen, i akuzuar nga pushteti në Turqi për përpjekje të një grusht shteti ushtarak pranon se mbështetësit e tij mund të kenë qenë të përfshirë në puç, por përsëri ka mohuar çdo lidhje të drejtpërdrejtë të tij.
“Mund të kenë qenë disa njerëz dashamirës në mesin e tyre”, ka thënë ai në një intervistë për CNN, përcjell Telegrafi.
Por presidenti Rexhep Tayip Erdogan ka vënë gishtin e fajit për kryengritjen e dështuar pikërisht në Gulen.
Një rival i hidhur i Presidentit Erdogan, Gulen është kreu i një lëvizjeje popullore të quajtur Hizmet. Por qeveria i referohet grupit të tij si “Organizata terroriste Fethullah Gulen”.
Imami 77-vjeçar, i cili u largua nga Turqia për në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, ka jetuar në mërgim në Saylorsburg, Pennsylvania.
Në intervistën për CNN, përcjell Telegrafi, ai ka bërë thirrje që një organizatë ndërkombëtare të bëjë hetimet rreth pretendimeve të qeverisë të cilat e lidhin atë me një përpjekje për grusht shteti.
Grusht shteti i 15 korrikut kishte marrë jetën e 270 njerëzve, duke përfshirë 24 të akuzuarve për komplot. Pas tij gjithashtu u bë një valë e arrestimeve, ndalimeve dhe përjashtimeve të të dyshuarve për ndonjë përfshirje.
Erdogan, në një intervistë të mëparshme me CNN, u zotua për hakmarrje për ata që ai e quajti “një krim të qartë për tradhti”.
Por Gulen ka mohuar në mënyrë të përsëritur pretendimet e qeverisë se ai ka drejtuar simpatizantët për të destabilizuar regjimin e Erdogan.
“Duket më shumë si një film i Hollivudit se sa një grusht shteti ushtarak. Duket diçka si një skenar i organizuar”.
“Unë kam qenë gjithmonë kundër grusht shtetit, dhe i kam mallkuar ata”, ka thënë ai. “Unë do të mallkojë njerëzit që përdorën grusht shtetin ndaj demokracisë, lirisë, republikës”.
Megjithatë, Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Gylenit.
Por, sipas një marrëveshjeje me Turqinë, Washingtoni vetëm mund të ekstradojë një person nëse ai ose ajo ka kryer një “akt të ekstradueshëm”.
Tradhtia – e tillë siç kuptohet nga kërkesa e Erdoganit për ekstradimin Gylenit – nuk është e shënuar si një akt i tillë në traktatin ndërmjet dy vendeve, përcjellin mediat e huaja.
Sipas zëvendëskryeministrit Numan Kurtulmus, përpjekja e grushtit të shtetit ishte pjesa më e madhe e provave, por se Turqia do të japë mijëra pjesë të provave të përfshirjes së Gylenit.
Por Gulen mendon se kthimi i tij në Turqi do të komplikonte edhe më shumë gjërat.
“Ata do të bëjnë gjithçka që duhet, por në qoftë se ata mund të paraqesin prova për një të dhjetën e asaj që ata kanë pretenduar dhe të më marrin me forcë, nuk ka shumë që mund të them në lidhje me këtë”.
“Ajo që ka rëndësi është nëse ata do ta bëjnë me anë të ligjit, dhe unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë me vullnetin e Perëndisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës