LAJMI I FUNDIT:

Fetahaj shpreson në fitore ndaj Hajvalisë

Fetahaj shpreson në fitore ndaj Hajvalisë

Java e XI-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës sjell derbin mes Lirisë dhe Hajvalia. Ndeshja zhvillohet të sot në Prizren, dhe për këtë ka një interesim të madh gjithandej.

Liria, e pret me optimizëm këtë sfidë, duke kërkuar angazhim dhe kujdes të veçantë nga futbollistët që nga minuta e parë.

Tek ‘bardhezinjtë’ kthehet i rikuperuari Besart Islamaj. Ndërsa, futbollistët tjerë janë të gjithë në dispozicion të kryetrajnerit , Erdogan Celina.

“Kemi rastin që t’i kthehemi fitoreve. Hajvalia ka skuadër të mirë. Por, ne luajmë para tifozëve tanë dhe presim që me angazhimin e gjithë futbollistëve të shënojmë fitore”, ka thënë kapiteni, Liridon Fetahaj.


Ndeshja Liria-Hajvalia, zhvillohet të dielën në ora 13:30 në ‘Përparim Thaçi’. /Telegrafi/