Festo ditëlindjen në VitaLand - oferta fantastike!

Parku më i madh i lojërave, VitaLand është duke ofruar një shumëllojshmëri të ofertave të për ditëlindje për ta bërë ditëlindjen e fëmijës vërtetë të paharrueshme. Me ofertat e tyre më të reja, Vitaland po ju sjell edhe më shumë argëtim dhe emocione, me një çmim të volitshëm. Për vetëm 11,99 euro fëmija juaj dhe miqtë e tyre do të mund të shijojnë një orë në këndin e lojërave, e ndjekur nga një orë në dhomën e ditëlindjes, ku do të kenë hot-dog, patate të skuqura, lëngje, ujë dhe ushqime të lehta, si dhe tortë e cila paguhet ekstra nga çmimi i ofertës. Fëmija i ditëlindjes do të marrë një dhuratë falas dhe argëtim me maskotë për 10 minuta. Por, kjo nuk është e gjitha. Në VitaLand fëmija juaj do të ketë edhe 10 foto FALAS të ditëlindjes. Kurse, me ofertën e dytë për vetë 15,99 euro, i vogli juaj dhe të ftuarit e tij, krahas ushqimeve sikurse në ofertën e parë, do të kenë mundësinë të argëtohen me dy maskota si dhe dhoma e ditëlindjes do të dekorohet. E patjetër që këtu përfshihen edhe fotot e ditëlindjes.












































