LAJMI I FUNDIT:

Festivali i filmit të shkurtër në Korçë

Festivali i filmit të shkurtër në Korçë

Në Korçë nisi Festivali i Filmit të Shkurtër i cili shfaq në konkurrim filma nga 27 vende të ndryshëm të botës. Programi special “Focus Austria” çeli këtë edicon, pjesë e të cilit do të jenë 50 filma.

“Është një mundë si shumë e mirë që filmat nga e gjithë bota të transmetohen këtu në Korçë. Unë sapo lexova programin dhe mendoj se është shumë interesant. Ka filma që i kam parë, të tjerë që nuk i kam parë. Jam shumë kurioze. Jam shumë e lumtur që jam këtu në Shqipëri”, tha Doris Bauer.

Për pjesëmarrësit, festivali është një hapësirë e përbashkët që promovon filmin e shkurtër.


“Kjo është hera e parë e imja në Shqipëri dhe Korçë dhe jam shumë kurioze edhe për filmat shqiptarë që do të shoh këtu. Nuk e njoh kinematografinë e kë tij vendi. shpresoj të befasohem. Unë vij me një dokumentar të shkurtër, për një nënë dhe vajzë n e saj, marrëdhënien mes tyre dhe jetën e tyre në internet”, tha Agata Baumgart.

Programi do të vazhdojë me filmat në konkurrim edhe për katër ditë të tjera për t’u përmbyllur ditën e premte, më datë 12 Korrik, ku do të vlerësohen filmat më të mirë.

Risia e këtij viti është dhe program “VR Competition” ku filmat e realitetit virtual do të mund te shihen nëpërmjet syzeve të posaçme. /TCh/