LAJMI I FUNDIT:

Festivali i Filmit të Animuar “Anibar” – përmbledhja e ditës së shtunë

Festivali i Filmit të Animuar “Anibar” – përmbledhja e ditës së shtunë

Dje ka përfunduar dita e tretë e festivalit Anibar. Aktiviteti i parë ishte “Coffe and Talks”, i cili i mundësoi të pranishmëve takimin me, jurinë, animatorë si dhe Ambasadoren Holandeze Carin Lobbezzo të cilët diskutuan mbi krijimet e tyre dhe animacionin në tërësi.

Dita vazhodi në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” ku në ora 12:00 u shfaq prezantimi “A journey of a clitoris across the world” nga Lori Malépart-Traversy Ajo tregoi për fillimet e karrierës së saj si animatore dhe shpjegoi në detaje projektin e saj, i cili prek temën e ndjesisë femërore, më saktësisht masturbimit femëror, me një fokus të veçantë në ngacmimin seksual dhe tabutë që e rrethojnë këtë temë. Një prezantim i cili si mesazh kryesor e ka vazhdimin e thyerjes së tabuve.

Gjatë ditës vazhdoi edhe shfaqja e pjesës së dytë të filmave brenda kategorisë “Kids Program”. Filmat u shfaqën në teatrin “Istref Begolli” duke filluar nga ora 12:00. “The 7 Kids”, “The Alien Nightmare”, “Children of Gainmore Hoë They Found It”, “My Tagalong” dhe “A stone in the shoe” ishin disa nga filmat të cilët audienca pati rastin t’i përcjellë gjatë ditës.


Ndërsa në kategorinë “Human Rights Competition 1” e mbajtur në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, u shfaqën këta filma: “Human Rights”: “Mild Madness, Lasting Lunacy”, “Niet Thuis”, “In Nature”, “De Berde”, “Flowing Home”, “Las Mariposas: How three sisters defied a dictator”.

Filmi i dytë i metrazhit të gjatë i cili ishte pjesë e aktiviteteve të përgatitura për ditën e diel “The Nose of The Conspiracy of Mavericks” u shfaq në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”. Filmi paraqet aventurat e hundës, përderisa kjo e fundit humb dhe fillon një jetë të re. Tregim mjaft komik i cili u mirëprit nga publiku.

Në vazhdim u mbajt paneli “Reviving llullabies through animation/Rijetësimi i ninullave me animacion”, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”. Ky panel solli temën e “Ninullës N” si një variacion folklori për kohët moderne. Folës të panelit ishin Besa Berberi, Dardan Selimaj, Shpend Kadaj dhe Mentor Berisha.

Kurse pjesa e dytë e filmave në kategorinë garuese “Student Competition” u shfaq për të gjithë të pranishmit në Kino Liqeni. Kjo kategori përmban në vete punime nga studentë të animacionit nga e mbarë bota. Titujt e filmave që u shfaqën janë: “Diminuendo”, “Butterfly Jam”, “The Midnight Sun”, “Favorite Daughter”, “Papa Zaza”, “Eating in the Dark” dhe “Mom’s Hair”.

Nga ora 22:00 vazhdoi shfaqja e filmave së kategorisë garuese “International Competition” duke shfaqur filmat: “Souvenir Souvenir”, “Not for money, not for love, not for nothing”, “Self Scratch”, “MOM”, “Boobs”, “All Her Dying Lovers”.

Aktiviteti i fundit i ditës u shënua me një performancë të bendit ZWADA në hapësirën e liqenit në orën 23:00.

Jemi shumë të lumtur me numrin e madh të pjesëmarrësve për edicionin e 12-të të festivalit të filmit të animuar Anibar dhe i mirëpresim të gjithë të interesuarit të na bashkëngjiten në ditët në vijim.

Për t’u informuar mbi të gjitha lajmet e reja, mund të vizitoni faqen e ANIBAR. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Magazina
Kalo në kategori