LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 2° clearsky_night

Festivali “Ditët e Shqiptarit” rikthehet me edicionin e tij të dytë në “Ditët e Nëntorit”

Festivali “Ditët e Shqiptarit” rikthehet me edicionin e tij të dytë në “Ditët e Nëntorit”

Festivali “Ditët e Shqiptarit” që këtë vit kishte edicionin e tij të parë në qytetin e Gjakovës, nga data 19 nëntor e deri më datë 30 nëntor, do të zhvillojë edicionin e tij të dytë këtë herë duke u titulluar “Ditët e nëntorit”, ku gjatë këtyre ditëve Gjakova pritet të jetë qendra e kulturës, muzikës dhe traditës.

Një nga organizatorët e festivalit Ermal Hasimja, tha për Telegrafin që emërtimi i festivalit “Ditët e nëntorit” është bërë me shkas që ky aktivitet të dallojë nga aktivitetet e mëparshme.

‘Seria e eventeve emërtohet “Ditët e nëntorit”, për ta dalluar sadopak nga aktivitetet e mëparshme. Por në fakt është në të njejtën logjikë dhe vijimësi.’, u shpreh fillimish Hasimja.


Hasimja po ashtu përmendi arsyen se pse e zgjodhën pikërisht muajin nëntor për organizimin e edicionit të dytë të këtij festivali.

‘Zgjodhëm nëntorin sepse synojmë të ndihmojmë që Gjakova të ketë gjallëri aktivitetesh gjatë gjithë vitit e jo vetëm në verë.’

Edhe edicioni i dytë i këtij festivali, që në edicionin e parë ishte jashtëzakonish i mirëpritur nga të gjithë ata që e përcollën festivalin, do të ketë një laramani të pasur me një program kulturo-artisitik.

‘Festivali “Ditët e nëntorit” i drejtohet një publiku me shije të lartë artistike që nuk mungon as në Gjakovë e as në Prishtinë e Tiranë. Do të kemi më të mirën e muzikës lirike kosovare, muzikën autentike vlerore nga dy ansamble të mrekullueshme shqiptare, por edhe diskutime publike intelektuale mbi tema të zgjedhura.’, tha Hasimja, shkruan Telegrafi.

Hasimja tha se duke u bazuar në ecurinë që festivali kishte në edicionin e parë, presin që edhe ky edicion të jetë i suksesshëm.

‘Natyrisht presim që të jetë i suksesshëm, por mbi të gjitha presim që të terhëqim vëmendjen e vizitorëve nga Tirana, Prishtina dhe çdo krahinë tjetër e shqiptarisë.

Synimi nuk është argëtimi, por kthimi i Gjakovës në një destinacion madhor të turizmit kulturor shqiptar.

Jemi vetëm në fillim. Qytetarët po na inkurajojnë, bizneset dhe autoritetet po na mbështesin dhe ne jemi më të motivuar së kurrë për të vazhduar punën.’, përfundoi ndër të tjera Hasimja.

Theksojmë që festivali ‘Ditët e nëntorit’ organizohet nga Fondacioni për Gjakovën. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori