Manchester City ka fituar me rezultat 3-2 ndaj Leipzig në ndeshjen e zhvilluar në “Etihad” në kuadër të grupit G në Ligën e Kampionëve.
Leipzig kaloi në epërsi përmes Lois Opendas në minutën e 13-të i cili shënoi për 1-0 pas një topi të humbur nga City brenda zonës së rrezikshme.
City pati dy mundësi të mira shënimi me Ruben Dias dhe Rico Leëis për të barazuar rezultatin por që topi nuk gjeti rrugën e rrjetës.
Ekipi gjerman dyfishoi epërsinë në minutën e 33-të ku përsëri në skenë doli Openda i cili shënoi për 2-0 pas një vrapimi të bukur duke çuar topin në cepin e majtë të Ortegas.
Me epërsinë prej dy golash të Leipzig përfundoi 45 minutëshi i parë.
Wir lassen das jetzt mal einfach so stehen. 😏 pic.twitter.com/fJ3O8mHEcf
— RB Leipzig (@RBLeipzig) November 28, 2023
City arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 55-të kur Phil Foden bën një pasim të mençur në drejtim të Erling Haalandit i cili nuk gabon për të shënuar për rezultatin 1-2.
“Qytetarët” arritën të barazojnë shifrat në minutën e 70-të ku kësaj radhe Foden ishte në cilësinë e golashënuesit pasi realizoi për rezultatin 2-2 duke shfrytëzuar për mrekulli asistimin e Josko Gvardiol.
Goli i rikthimit për ekipin e Guardiolës erdhi në minutën e 87-të, ku kësaj radhe autor i golit ishte Julian Alvarez i cili shënoi për të rikthyer rezultatin në 3-2 pas asistimit të Foden i cili sonte pati një ndeshje fantastike.
Kjo ndeshje u luajt vetëm për prestigj nga të dyja skuadrat pasi që edhe City edhe Leipzig tashmë e kishin siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Xhiron e fundit, City do të luajë në udhëtim ndaj Crvena Zvezdeës, ndërsa Leipzig do të jetë nikoqire e Young Boysit./Telegrafi/