Atalanta mposhti Romën me rezultat 2-0 në derbin e mbrëmshëm dhe një nga detajet më interesante të ndeshjes është festimi i bujshëm i golit të Nicolo Zaniolos.
Ekipi i Gian Piero Gasperinit po luajnë në mënyrë fenomenale dhe mbrëmë shënuan fitoren e tyre të 11-të në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke theksuar kështu kandidaturën e tyre për të fituar Scudetton dhe në të njëjtën kohë i shtynë romakët në vetëm dy pikë nga zona e rënies.
Pasi Marten de Roon kaloi Atalantën në epërsi, Nicolo Zaniolo shënoi golin e fitores 2-0 për mysafirët.
Asgjë këtu nuk do të ishte e çuditshme nëse nuk do të bëhej fjalë për heroin dikur më të madh të Romës dhe liderin e tyre në atë kohë, i cili bëri më shumë se 120 paraqitje për klubin.
Zaniolo with the respectful celebration after scoring against his former club Roma pic.twitter.com/V7bFWYp6lm
— Siavoush Fallahi (@SiavoushF) December 2, 2024
Gjatë mbrëmjes, Zaniolo kaloi nga një hero në statusin e personazhit më të urryer dhe me atë rast i varën një slogan fyes, i cili e përshëndeti atë në hyrje të Romës.
“Zaniolo tradhtar, m**, pa nder”, kanë shkruar tifozët e Romës në mesazhin e madh që e kanë përshëndetur.
Kjo nuk ishte e gjitha. Tifozët e Romës e kanë sharë Zaniolon me hyrjen në fushë, ndaj erdhi festimi i egër i golit të shënuar për fitoren 2-0.
Zaniolo shënoi një gol dhe më pas i emocionuar hoqi fanellën dhe tregoi se sa domethënie kishte për të. Festa e tij tërhoqi shumë vëmendjen e mediave italiane, por pritja e bëri të qartë pse e bëri këtë.
Tifozët e Romës e kishin indinjuar Zaniolon për mënyrën sesi u largua nga klubi. Ai nuk ka dashur të vazhdojë kontratën sipas kushteve të ofruara dhe më pas është rikthyer në Itali përmes Bournemouth dhe Galatasaray, por në radhët e rivalit Atalanta. /Telegrafi/