Miliona njerëz në mbarë botën kanë festuar dhe po vazhdojnë të festojnë Kurban Bajramin.

Festimi treditor shënohet me lutje të veçanta, festa dhe therje rituale të një kafshe - me mishin që më pas u shpërndahet në mënyrë të barabartë familjes, miqve, fqinjëve dhe të varfërve dhe nevojtarëve.


Ky është i dyti dhe më i madhi nga dy bajramet vjetore - dhe gjithashtu përkon me fundin e pelegrinazhit të Haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës.

Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme islame dhe përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim (Abraham) për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj urdhrit të Zotit.

Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të Dhu-al-Hixhes - që është muaji i dymbëdhjetë dhe i fundit i kalendarit hënor islamik. Data e saktë varet nga shikimi i hënës.

Në mëngjesin e Bajramit, myslimanët mblidhen për të falur namazin e Bajramit me xhemat.

Njerëzit tradicionalisht veshin rroba të reja dhe vizitojnë familjen dhe miqtë.

Ata përshëndesin njëri-tjetrin me "Eid Mubarak" ose "Gëzuar/Bekuar Bajramin" dhe shpesh përqafohen dhe shkëmbejnë dhurata.

Më poshtë ua sjellim disa imazhe se si u shënua Kurban Bajrami në disa vende të botës. /Telegrafi/

Screenshot 1 70 Një vajzë e vogël e veshur me veshje tradicionale palestineze në Jerusalem

Screenshot 2 71 Njerëzit që nuk mund të gjenin vende boshe në kryeqytetin e Rusisë mblidhen për të falur namazin e Bajramit në rrugë

Screenshot 3 46 Stamboll, Turqi: Muslimanët përqafohen pas namazit të mëngjesit

Screenshot 4 35 Myslimanët mbërrijnë në një xhami në Dakar, Senegal, përpara namazit të Bajramit

Screenshot 5 22 Vajzat nga Kashmiri tregojnë duart e tyre të zbukuruara me këna përpara festimeve të Kurban Bajramit në Srinagar, Indi

Screenshot 6 21 Kajro, Egjipt

Screenshot 7 8 Addis Ababa, Etiopi

Screenshot 8 9 Mekë, Arabi Saudite: Muslimanët kryejnë namazin e mëngjesit të Kurban Bajramit rreth Qabesë, faltores më të shenjtë të Islamit

Screenshot 9 6 Qyteti i Kuvajtit

Screenshot 10 5 Myslimanët luten në një hapësirë me rërë në një plazh në Yogyakarta, Indonezi

Screenshot 11 5 Njerëzit që festojnë së bashku në Mexico City, Meksikë

Screenshot 12 3 Khan Yunis, Gaza

Screenshot 13 4 Xhamia Abdul-Qadir Gilani në Bagdad, Irak

Screenshot 14 4 Namazi i Kurban Bajramit në fshatin Abu Sir, Giza, Egjipt

Screenshot 15 5 Një treg bagëtish përpara festës së Kurban Bajramit në Algjer, Algjeri

Screenshot 16 4 Toronto, Kanada