LAJMI I FUNDIT:

Festë e qetë, autoritetet patën më pak punë sesa vitet e kaluara

Festë e qetë, autoritetet patën më pak punë sesa vitet e kaluara

Festa e ndërrimit të motmoteve këtë vit ka qenë më e qetë dhe më me pak persona të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Në 12 orët e fundit  në Qendrën Emergjente të QKUK-së kanë kërkuar ndihmë 166 persona prej tyre 6 të lënduar nga përdorimi jo adekuat i mjeteve piroteknike, një nga plumbi qorr, dhe rastet e tjera kryesisht kanë qenë probleme shëndetësore.

Naser Syla, shefi i ndërrimit në këtë klinikë, thotë për KosovaPress se në këto festime për Vit të Ri ka më pak persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për lëndimet e marra nga fishekzjarrët apo edhe armët e zjarrit.


Prej këtyre rasteve 5 janë liruar për trajtim në shtëpi pas marrjes së shërbimeve të duhura, ndërsa një person vazhdon të qëndrojë në Klinikën e Oftalmologjisë i cili për shkak të përdorimit jo të duhur të  mjeteve piroteknike ka lënduar pjesën e syrit dhe është në rrezik për të humbur shikimin.

Në QKUK ka kërkuar ndihmë edhe një person i cili është plagosur lehtë në këmbë nga një plumb në ajër i cili sipas Sylës pas marrjes së trajtimit mjekësor është liruar.

“Gjatë 12 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë 166 pacientë, prej tyre kanë qenë 10 ndeshje komunikacioni dhe kanë qenë 6 raste të lënduar me mjete piroteknike, njëri prej tyre ka qenë me armë zjarri domethënë me plumb qorr. Prej këtyre gjashtëve një është pranuar në Klinikën e Oftalmologjisë në gjendje e rëndë, kurse të tjerët kanë marrë trajtimin adekuat dhe janë dërguar në shtëpi për trajtimin e mëtutjeshëm. Rastet që kanë qenë këtu kanë qenë të lëndimeve të ndryshme me probleme abdominale, me probleme të ndryshme, mirëpo sa i përket lëndimeve që na kanë përcjell viteve të fundit më së tepërmi me mjete piroteknike e armë zjarrit në ndërrimin e motmoteve apo festave këtë vit ka qenë numri më i vogël. Ka qenë i lënduar nga mjetet piroteknike rëndë i është rrezikuar të pamurit e syrit”, tha Syla.

Doktori i Qendrës Emergjente në QKU tha se lëndimet kryesisht kanë qenë rreth zonës së duarve dhe syve, derisa moshat kanë qenë të ndryshme

Edhe Policia e Kosovës ka vlerësuar se siguria në vend gjatë natës së 31 dhjetorit 2019 dhe 1 janarit 2020 ka qenë e qetë .

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se qytetarët e Kosovës e kanë festuar ardhjen e vitit 2020 në mënyrë më të qetë se sa viteve të kaluara.

Sipas tij, gjatë ndërrimit të motmoteve nuk është evidentuar nga Policia e Kosovës asnjë rast me pasoja fatale, dhe se kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim prone.

“Vlerësuar nga aspekti i sigurisë ne si Polici e Kosovës vlerësojmë që ky fundvit apo kjo festë e Vitit të Ri ka kaluar më e qetë sesa viteve tjera, fatmirësisht nuk është evidentuar ndonjë rast që të ketë kaluar me pasoja fatale qoftë në aspektin e sigurisë apo në aspektin e trafikut rrugor. Janë evidentuar kryesisht raste të lëndimeve të lehta apo lëndimeve të natyrave të ndryshme nga përdorimi jo adekuat i mjeteve piroteknike, janë evidentuar raste të zjarrit dhe të dëmtim pronës apo edhe disa raste të shkaktimit të përgjithshëm. Mirëpo vlerësuar nga aspekti i numrit të rasteve mund të themi se kemi numër më të vogël të rasteve sesa viteve tjera”, tha Kelani.

Si rast më të veçantë ai e ka përmendur arrestimin e një personi në regjionin e Vushtrrisë nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri pa leje, arma e cila më pas është konfiskuar.

“Mund të themi se ka raste që janë evidentuar në Qendrën e Mjekësive Familjare por edhe në QKUK të cilët kanë kërkuar ndihmë qoftë në raste kur kanë pësuar lëndime nga mjetet piroteknike, por edhe ndonjë rast të caktuar nga plumbat qorr apo nga ajri që mund të kenë ndodhur. Është me rëndësi ta theksojmë një rast në rajonin e Vushtrrisë, ku Policia e Kosovës ka hasur në një person i cili ka përdorë armë zjarri në festime rastin e Vitit të Ri, dhe policia ka intervenuar dhe ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar dhe të konfiskojë armën e cila është  përdorur”, theksoi ai.

Në Kosovë kujtojmë që në bazë të dhënave të Doganës së Kosovës brenda vitit 2019 janë importuar rreth 100 mijë kilogramë mjete piroteknike me prejardhje kryesisht nga Kina.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori