Festa e Vreshtave rikthehet në Suharekë për të festuar përmbylljen e sukseshme të vjeljes së këtij viti

Këtë fundjavë u mbajt Festa e Vreshtave, një ngjarje e përvitshme që feston traditën e pasur të rajonit në prodhimin e verës dhe periudhën e vjeljes së rrushit. Kjo ngjarje ishte një përvojë unike, ku mblodhi entuziastë të verës, figura të njohura nga biznesi, media, politika, arti dhe kultura. Theranda dhe SHE Wine, e vendosur në pjesën jugore të Kosovës, është ndër liderët në vreshtari dhe prodhimin e verës në Ballkan. Kantina ka përjetuar një transformim të madh, duke modernizuar kapacitetet e saj prodhuese dhe duke ruajtur standardet e larta të cilësisë.

Festa e Vreshtave 2024 pati për qëllim ndërthurjen e traditës me modernen. Të ftuarit patën mundësinë të shijojnë një përzgjedhje të veçantë të verërave të Theranda dhe She Wine, në mes të vreshtave që përfaqësojnë një trashëgimi të gjatë të prodhimit të verës.












































