Festa e çmendur e Contes pas golit të Diego Costas në minutën e fundit (Video)

10:"© REUTERS
Antonio Conte ka debutuar me fitore në Ligën Premier.
Chelsea ka arritur të triumfojë para shikuesve të vetë në stadiumin Stamford Bridge kundër West Ham United me rezultat 2-1, ku te tria golat u realizuan në pjesën e dytë.
Por, goli i dytë i shënuar në minutën e fundit prej Diego Costas ka bërë që të festojë si i çmendur trajneri italian, ku ka shkuar të përqafojë tifozët e skuadrës.
Pas kësaj fitore, Chelsea ka tre pikë dhe zë pozitën e tretë në ligën elitare angleze. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































