LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli dhe Trepça ’89 luajnë baras

Ferronikeli dhe Trepça ’89 luajnë baras

Ndeshja kryesore e javës së 11-të në Raiffeisen Superligës së Kosovës ndërmjet liderëve të Superligës, Ferronikelit dhe Trepçës ’89, nuk ka dhënë fitues.

Takimi përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Koha.net. Mysafirët filluan më mirë takimin, duke kaluar të parët në epërsi në minutën e 45-të përmes Blerand Kurtishaj.

Ferronikeli arriti që t’i barazojë shifrat përmes Përparim Livorekës, i cili shënoi në minutën e 70-të.

Në minutën e 83-të, Mentor Zhdrella u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për t’i shkaktuar mjaft telashe ekipit të tij që arriti të mbahet deri në fund të takimit.


Me këtë barazim, Ferronikeli mbetet lider me 22 pikë, e ndjekur pikërisht nga Trepça ’89, që ka 20 pikë, pas 11 ndeshjeve të luajtura.