LAJMI I FUNDIT:

Ferrari pa kulm me 605 KF, 0-100 km/h e arrin për tri sekonda (Foto)

Ferrari pa kulm me 605 KF, 0-100 km/h e arrin për tri sekonda (Foto)

Është fjala për modelin ‘458 Speciale A’, gjegjësisht Aperta (që në përkthim do të thotë ‘i hapur’) që do të prodhohet në 499 kopje.

Ky version ‘open-top’ i 458 Speciale do të shfrytëzojë të njëjtin motor V8 4.5 l me 605 kalëfuqi dhe moment maksimal rrotullimi prej 540 Nm.

spe1


Marshi do të jetë gjysmë-automatik me shtatë shpejtësi, i cili fuqinë do ta bartë në rrotat e pasme.

Konstruksioni prej alumini do t’i mundësojë kulmit që të hapet, gjegjësisht mbyllet për 14 sekonda dhe do të jetë vetëm 50 kilogramë më i rëndë se versioni kupe.

spe2

Shpejtësinë prej 0-100 km/h e arrin për tri sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale besohet të jetë rreth 325 km/h. /Telegrafi/

spe3 spe4 spe5