Megjithatë, shoferi shpëtoi pa asnjë lëndim
Ashtu siç e kemi parë disa herë deri më tani, mungesa e eksperiencës dhe veturat super të shpejta, nuk shkojnë së bashku, transmeton Telegrafi.
Kështu ndodhi edhe në Johanesburg të Afrikës së Jugut, kur një Ferrari Califonia u nda në gjysmë, si pasojë e një përplasjeje shumë të ashpër.
IOL News raporton se shoferi e humbi kontrollin, mbi makinë e shpejtë në rrugë të lagur dhe u përplas për shtyllën e ndriçuesit të rrugës. Sikurse të gjitha të gjitha aksidentet e këtij lloji, shoferi ishte duke vozitur me shpejtësi të lartë.
Për fat të mirë, ka shpëtuar pa asnjë lëndime, megjithëse Ferrari Califonia duke të dërgohet në depo të grumbullimit të metalit, sepse nuk i ka shpëtuar asnjë pjesë. /Telegrafi/