LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli pret Dritën në ndeshjen e fundit të xhiros së 23-të në Superligë

Feronikeli pret Dritën në ndeshjen e fundit të xhiros së 23-të në Superligë

Xhiro e 23-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundojë sot.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli pret kampionin në fuqi, Dritën.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve të realizuara javën e kaluar dhe kërkojnë maksimumin e pikëve.


Vendasit duan tri pikët në mënyrë që të jenë më të qetë, pasi ende nuk kanë siguruar mbijetesën në Superligë.

Në anën tjetër kampioni në fuqi i Kosovës, Drita kërkon pikët e plota që të rikthehet në kry të tabelës pas fitoreve të arritura nga rivalët Ballkani e Prishtina.

Feronikeli e Drita janë përballur dy herë këtë edicion, ku bilanc më të mirë ka skuadra gjilanase.

Kampioni në fuqi i Kosovës kishte fituar me rikthim në Drenas 1-2, derisa sfida në Gjilan kishte përfunduar pa fitues 1-1.

Takimi mes dy ekipeve do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ me fillim nga ora 13:30 dhe do të gjykohet nga Tefik Maloku me ndihmësit Bujar Selimaj e Besnik Morina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Premier League
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Lëndimin më të çuditshëm që mund ta keni dëgjuar e ka pësuar sulmuesi i Boltonit

Lëndimin më të çuditshëm që mund ta keni dëgjuar e ka pësuar sulmuesi i Boltonit

Ligat tjera
Reagimi i Serhou Guirassy ndaj mospërfshirjes për Topin e Artë bëhet viral

Reagimi i Serhou Guirassy ndaj mospërfshirjes për Topin e Artë bëhet viral

Bundesliga
Kalo në kategori