Skuadra e Gani Sejdiut nga fillimi i takimit tregoi karakter dhe lojë të bukur me ç’rast realizuan të parët nëpërmjet Burim Qorrit i cili shënoi me kokë.

Në minutën e 27-të, Vushtrria barazoi rezultatin nëpërmjet penalltisë, ku i pagabueshëm ishte Daut Maxhuni.


Kur skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushim prej 15 minutësh, në skenë doli Qemail Elshani i cili realizoi me kokë pas harkimit nga Mentor Zhdrella për 2-1.

Golin e fundit në ndeshje arriti ta shënoj sulmuesi Përparim Livoreka i cili shfrytëzoi një gabim të portierit vendas.

Pas kësaj fitore, ‘Nikli’, ka kaluar në pozitën e parë me 21 pikë të tubuara, dy më shumë se Trepça ’89 e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

telegrafi sport app