Feronikeli ‘74 dhe Ballkani ndajnë pikët në sfidën e gjashtë golave

Ballkani ka luajtur baras me rezultat 3-3 në udhëtim ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët realizuan për 1-0 me anë të Almir Kryeziut në minutën e 11-të. Vendasit reaguan duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 27-të përmes Sokol Kiqinës i cili shënoi një gol tejet të bukur. Mysafirët realizuan sërish në minutën e 43-të për të rikthyer epërsinë, kësaj radhe përmes Eris Abedinit që shënoi për 2-1. Me të filluar pjesa e dytë, Feronikeli ‘74 gjeti rrjetën sërish, ku edhe kësaj radhe autor i golit ishte Sokol Kiqina (47’) që shënoi për të barazuar shifrat në 2-2. Therandasit e rikthyen epërsinë edhe një herë tjetër në minutën e 71-të përmes Almir Odës që shënoi për 2-3, por vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 88-të barazuan sërish me Armend Kryeziun që shënoi për 3-3. Pas këtij barazimi Ballkani shkon në kuotën e 54 pikëve dhe tani ka 12 më pak se lideri Drita që numëron 66 sosh./Telegrafi/






















































