Reperi gjilanas, Fero dhe partnerja e tij, Arbenita Ismajli, janë një nga çiftet më të komentuara në shtypin rozë.

Përveç se përfliten për jetën luksoze dhe momentet e veçanta që ndajnë me publikun, dyshja së fundmi u komentuan edhe për një krizë në marrëdhënien e tyre.


Por, kjo gjë duket të jetë e pavërtetë, pasi çifti janë duke shijuar aktualisht pushimet pranë njëri-tjetrit.

69351168 2485698474996616 9032832229448876032 n 1 Fero dhe Arbenita Ismajli/Foto: Instagram

Është ish-reperi i labelit “On Records”, ai i cili ka ndarë me fansat disa imazhe nga pushimet e tyre, teksa në njërin nga postimet shfaqen duke u lëshuar me parashutë.

Këto postime e dëshmojnë edhe më shumë lidhjen e fortë të Feros me modelen, e cila jeton dhe vepron në Angli.

Ndryshe, i njëjti ditë më parë bëri të ditur se është larguar nga grupi "On Records", me të cilin punoi prej më shumë se dy vitesh. /Telegrafi/

69220771 512358532849993 7210642313456910336 n 1 Fero dhe Arbenita Ismajli/Foto: Instagram