Fermerët dhe grumbulluesit e qumështit përmes një proteste simbolike kanë shënuar ditën ndërkombëtare të qumështit, duke thënë se nuk po festohet dita e qumështit por po festohet dita e vajit të pallmës.
Dhjetëra fermer me pamflete në duar “Vaji i palmës shkatërron shëndetin, na mbyll fermat”, “Fermerët kërkojnë mbrojtje nga shteti”, nga sheshi “Skënderbeu”, u bënë thirrje udhëheqësve të shtetit përkrahje për prodhimet e tyre.
Sadik Bricori, nënkryetar i shoqatës së fermerëve të qumështit të Kosovës, tha se protesta simbolike ka qëllim që të kundërshtojnë importin e vajit të pallmës.
“Ne kemi dal sot në mënyrë simbolike me kundërshtuar vajin e pallmës. Sot eshët dita botërore e qumështit, sot janë ekspozuar produkte me vaj pallme, jo me produkte të qumështit. Për këtë arsye kemi kërkuar herë pas here, nuk ka bërë punë deri tash. Ne sot kemi dal në mënyrë simbolike, një numër shumë i vogël veç sa me tregu se është festa e qumështit sot. Nuk është duke u festuar në Kosovë festa e qumështit, është duke u festuar dita e vajit të pallmës. Ne jemi dal me kundërshtua në mënyrë simbolike“, tha Bircoli.
Sali Thaçi, fermer nga Komuna e Klinës, tha se sot janë në shesh për të treguar se janë kundër vajit të palmës, pasi ka shumë import të vajit të palmës.
“Ne jemi dal në mënyrë simbolike sot si fermer për me e kundërshtua vajin e palmës. Ata të cilët punojnë me vajin e palmës….Kujt i djegë nuk kemi çfarë t’i bëjmë, kush është në rregull ai duhet me na përkrah edhe neve. Kemi kërkuar shumë herë ndihmë prej shtetit. Janë në procedurë gjyqësore për vajin palma”, tha Thaçi.
Ndërsa, Ismet Nimani, tregon se kotë i mbanë 60 krerë lopë, pasi qumështi i tyre nuk mund të plasohet në treg. Për këtë arsye ai sot ka vendos që të protestojë e jo të festojë ditën ndërkombëtare të qumështit.
“Po si nuk kemi vështirësi, kur vijën me tonelata qumësht, me yndyrë bimore, produktet tona nuk shiten. Qumështi jonë nuk shitet. As nuk kemi mundësi me u zgjerua, me rritë fermën. Kanë ardhur me tonelata qumësht me yndyrë bimore, edhe shiten në treg pa problem, plus është i dëmshëm për shëndetin e konsumatorëve, fëmijëve tanë. Qeveria heshtë nuk bënë zhurmë, me sa duket kanë marrëveshje me ta, nuk e di. Unë i kamë 60 krerë lopë, qumështore, i kam për mbi 1 mijë litra qumësht në ditë. Nuk shiten krejt se blejnë popullata kur ky shkon në çmim shumë të ulët. Në krahasim me qumështin origjinal , qumështin e freskët.”, tha Nimani.
Ai thotë se përkundër ankesave e kërkesave, protestave, shteti asnjëherë nuk i ka përkrah, duke shtuar se ka premtime nga krerët e shtetit se do të përkrahet bujqësia por në të njëjtën kohë bujqësia injorohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë