LAJMI I FUNDIT:

Fermerët kërkojnë subvencionimin e kredive nga Ministria e Bujqësisë

Fermerët kërkojnë subvencionimin e kredive nga Ministria e Bujqësisë

Fermerët në Prizren kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionimin e kredive në bujqësi për të pasur bujqit kushte dhe mekanizëm më të avancuar në zhvillimin e fermave të tyre në bujqësi.

Ndërsa, ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa gjatë takimit me fermerët në Arbanë të Prizrenit tha se të gjitha kërkesat e bujqve edhe këto për kredi do të inkorporohen në programin e MPMZHR-së për vitin 2021 e tutje.

Mustafa tha se dyfishimi i subvencioneve për bujqit ka pasur efekte pozitiv në zhvillimin e bujqësisë dhe motivimin e fermerëve për punën e tyre.


“Janë vizita të rregullta në kuadër të përmbylljes së vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021, pasi që ka një rol të dyfishtë, e para është që të shohim rezultatin e punës ose edhe ngecjet eventuale nga puna e jonë 2020 dhe natyrisht për të marrë informata nga blegtorët dhe fermerët dhe këto informatat pastaj t’i inkorporojmë në programet 2021 e tutje. Po shihet se dyfishimi i subvencioneve nga viti i kaluar ka një efekt pozitiv, natyrisht për të vazhduar dhe përfunduar të gjitha pagesat, në këtë drejtim nga java e parë e shkurtit të gjitha këto pagesa do të përmbyllen sa më shpejt në mënyrë që fermerët dhe blegtorët të kenë sa më shumë fonde në llogaritë e tyre”, theksi Mustafa.

Fermeri Driton Krasniqi nga Prizreni, i cili posedon 240 krerë lopë qumështore, tha se ministri Mustafa ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për punën e tyre në bujqësi, ndërsa kërkoi që të subvencionohen normat e interesit për kredi në bujqësi.

“E dhashë një propozim që të subvencionohet kreditimi në bujqësi dhe për subvencionet të ketë kontroll dhe të mos jepen pa kritere të caktuara”, tha ai.

Ministri Mustafa ka vizituar edhe fermerë të tjerë në Prizren, Zhur dhe Dragash. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori