Këngëtari nga Kosova, Ron Zaiti, është njëri nga konkurrentët e Ferma VIP 2.

Ai po vazhdon me dinamikat në fermë dhe natyrisht se në spektakle të tilla ka edhe mosmarrëveshje me të tjerët.


Së fundmi u bë virale një video e tij ku shihet në një përplasje me Alba Pollozhanin.

Foto: Screenshot/TikTok

“Injorante”, iu drejtua ai.

E ish-konkurrentja e “Përputhen” ia ktheu: “Kur të mësohesh të flasësh tamam, jo me urdhër”.

Më pas artisti shqiptar dëgjohet duke e sharë, gjë që mori vëmendje të madhe në TikTok.

Pritet të shihet nëse do të komentohet kjo ngjarje dhe nëse do të ketë një dënim për Ronin.

I fundit që u largua nga Ferma VIP 2 është gazetari dhe humoristi, Gani Gërmia. /Telegrafi/