LAJMI I FUNDIT:

Ferizajt i konfirmohet projekti i ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza

Ferizajt i konfirmohet projekti i ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu në njërën nga shkresat drejtuar Ministrisë së Financave, ka paraqitur kërkesën për financimin e projektit “Ndërtimi i Impiantit të Ujërave të Zeza” përmes huamarrjes me qeverinë hungareze.

Në përgjigjen për kryetarin e Ferizajt, ministri Bedri Hamza, lidhur me këtë projekt ka konfirmuar që projekti “Ndërtimi i Impiantit të Ujërave të Zeza në Këshillin Kombëtar të Investimeve të mbajtur me datë 13.07.2018 është aprovuar për financim përmes programit “Soft Loan” – huamarrje e butë me autoritetet hungareze.

Lloji i financimit në kuadër të marrëveshjes kornizë është huamarrje shtetërore sipas Ligjit për Borxhin Publik.


Sipas shkresës së arritur nga Ministria e Financave, komuna e Ferizajt duhet të bëj konfirmimin e studimit të fizibilitetit të vlefshëm për këtë projekt si dhe të veprojë sipas legjislacionit në fuqi për procedimin e projektit.

Pas përfundimit të procedurës së paraparë me legjislacionin në fuqi dhe konditat e marrëveshjes, Ferizaj do të përfitojë këtë projekt që paraqet një rëndësi të veçantë për mjedisin si rregullator i fuqishëm, jo vetëm i ndikimit në mjedis, por edhe ekonomizimit të shpenzimeve institucionale përkitazi me trajtimin e ujërave të zeza. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori