LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj vazhdon bashkëpunimin me dyshen Shabani e Çerkini

Ferizaj vazhdon bashkëpunimin me dyshen Shabani e Çerkini

Ditë më parë njoftuan për largimin e tyre, por pas negociatave të reja kanë arritur marrëveshje të re.

Fjala është për skuadrën e rikthyer në elitë FC Ferizaj, që ka vazhduar bashkëpunimin me dy yjet e skuadrës, Dardan Çerkinin dhe Egzon Shabanin.

Të dy futbollistët kanë dhënë kontribut të madh në edicionin e fundit për rikthimin e Ferizajt në elitën e futbollit kosovar.


Ka qenë faqja zyrtare e klubit që ka njoftuar se Shabani dhe Çerkini janë konfirmuar për edicionin e ardhshëm dhe do të jenë nën urdhrat e trajnerit Arbnor Morina.

“Egzon Shabani dhe Dardan Çerkini vazhdojnë kontratën për një vit me FC Ferizaj. Sot klubi ynë pas negociatave me dy lojtarët, ata kanë pranuar ofertën që klubi ju ka ofruar dhe kemi vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon me mbrojtësin Dardan Çerkini dhe me mesfushorin Egzon Shabani”, ka shkruar faqja zyrtare e Ferizajt.

Ferizaj është ndër skuadrat më aktive në tregun e transferimeve pasi kanë rikthyer në skuadër lojtarët si Leotrim Rexhepi, Betim Haxhimusa, Bujar Shabani e Astrit Fazliu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi futet me të gjitha forcat përballë Atletico Madridit - formacionet zyrtare

Real Madridi futet me të gjitha forcat përballë Atletico Madridit - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Mike Maignan pritet të transferohet në Ligën Premier

Serie A
Kalo në kategori