LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj ndalon hedhjen e fletushkave reklamuese të marketeve

Ferizaj ndalon hedhjen e fletushkave reklamuese të marketeve

Masat e ndërmarra deri më tani nga Inspektorati i Komunës së Ferizajt dhe aksionet e përditshme të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, përmes ndërmarrjeve publike për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave janë tregues i përkushtimit të autoriteteve lokale në kujdesin institucional për mjedisin me efekt të drejtpërdrejt në shëndetin publik.

“Inspektorati i Komunës ka filluar aksionin për njoftimin e bizneseve që të mos shpërndahen/hidhen broshura, reklamacione apo fletëpalosje përmes së cilave bëhet marketing për produktet e biznesit të caktuar, fenomen ky i fokusuar në shpërndarjen kryesisht në objekte kolektive dhe biznese e lokale përgjatë rrugëve.

Një masë të tillë, Inspektorati i Komunës së Ferizajt, ka filluar që ta zbatoj qysh sot, ku si fazë e parë janë njoftuar me procesverbal të veçantë këto biznese për këtë aksion, ku mosrespektimi i kësaj të fundit do të gjobitet sipas udhëzimit administrativ për ndëshkimin me gjoba mandatore.


Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha njofton se në bazë të udhëzimit administrativ për ndëshkimin me gjoba mandatorë në rast të mosrespektimit, shqiptohet dënimi prej 90 euro.

Komuna e Ferizajt inkurajon qytetarët të denoncojnë rastet kur hasin në shpërndarjen dhe hedhjen e materialeve të tilla, në mënyrë që sipas procedurës së paraparë ligjore, të shqiptohet gjoba për subjektet përkatëse afariste”, thuhet në njoftim./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori