LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj ia merr një pikë të madhe Dritës

Ferizaj ia merr një pikë të madhe Dritës

Ferizaj ia ka dalë që në minutat e fundit të takimit ta marrë një pikë përball Dritës në duelin që u zhvilluar në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superliga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Gjilanasit patën më shumë nga loja në 45 minutat e parë, duke krijuar raste të mira shënimi, por pa sukses.

Rastet më të mira për Dritën i patën Marko Simonovski dhe Besnik Krasniqi ku qëlluan shtyllën.


45 minutat e dytë ishin tejet të zjarrtë, pasi u realizuan dy gola, ndërsa kishte edhe të anuluar për pozicion jashtë loje.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, pasi në minutën e 68-të, Besnik Krasniqi realizoi nga penalltia.

Por, Egzon Shabani u përkujdes që shifrat të barazoheshin në 1-1, duke e ngritur edhe më shumë tempon e lojës.

Ferizaj ia doli të shënonte për 2-1, mirëpo goli i realizuar nga Ramush Ramadani u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas xhiros së katërt, Drita gjendet në vendin e dytë me pesë pikë, ndërsa Ferizaj në të para fundit(9-të) me dy sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Sergio Ramos zgjedh lojtarët e tij të preferuar që luajnë aktualisht te Real Madridi

Sergio Ramos zgjedh lojtarët e tij të preferuar që luajnë aktualisht te Real Madridi

La Liga
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ligue 1

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori