Derisa drejtësia ta thotë fjalën e vetë për rastin e Ferid Aganit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të udhëhiqet nga zëvendësministri Ferat Shala. Kjo pasi partnerët e koalicionit janë marrë vesh që mos të ketë emërim të ri në vend të Ferid Aganit, i cili është liruar nga kjo detyrë në qershor.
Ruajtjen e pozitës së ministrit, analistët politikë, po e vlerësojnë si të papranueshme dhe si dëshmi të keqqeverisjes.
Ferid Agani po del të jetë i pazëvendësueshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Megjithëse në qershor është liruar nga detyra e ministrit për shkak të ngritjes së aktakuzës për rastin “Stenda”, atij vazhdon ende t’i ruhet posti i ministrit, duke mos u emëruar dikush tjetër në këtë post.
Kryeministri e ka autorizuar zëvendësministrin Ferat Shala të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit të Ministrisë së Mjedisit. Nënkryetarja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi, thotë se kjo është bërë me marrëveshje ndërmjet partnerëve e koalicionit, raporton RTK.
“Kjo është marrëveshja mes dy partnerëve të dy koalicionit, mos të kemi emërim të ri. Ne e njohim ministrin Agani, kryetarin tonë. Besojmë shumë te pafajësia e tij. Shpresojmë shumë që vetëm të përshpejtohen procedurat dhe lënda e ministrit të ndahet nga lënda e të tjerëve ngase është një grup prej mbi 60 vetash dhe do të ishte e padrejtë për ministrin të shkonte aq gjatë, e pastaj gjithçka reflektohet karshi dëshmive”, tha Demi-Murtezi për Radio Kosovën.
Një veprim i tillë i partnerëve të koalicionit, po kritikohet nga analistët politikë.
Imer Mushkolaj thotë se ideja që një ministri që i është ngritur është aktakuza duhet t’i ruhet pozita derisa të kthehet ai sërish me logjikën se mbase do të shpallet i pafajshëm dhe do të kthehet aty, tregon se si funksionon kjo qeveri.
“Kur flasim për ish ministrin Agani, Qeveria do duhej që sa më shpejtë ta zëvendësonte me një emër të ri në këtë post, në mënyrë ministria të jetë funksionale, e mos të bëhen lojëra të tilla, sikur ajo ministri të jetë pronë private e zotit Agani dhe kurdo që kthehet ai ta ketë çelësin që ta hapë sërish dhe të ulet në karrigen e të parit të ministrisë”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.
Kjo sipas Mushkolajt, është një mënyrë totalisht e papranueshme e qeverisjes ku shihen se janë në radhë të parë të rëndësishëm interesat private, e jo interesat e qytetarëve dhe të shtetit.
Ferd Aganit i është ngritur aktakuza nga Prokuroria e Shtetit për shkak se si ministër i Shëndetësisë, dyshohet për keqpërdorimin e 4.5 milionë eurove, të cilat kanë shkuar për shërim në institucione shëndetësore private. Bashkë me Aganin janë akuzuar edhe 63 persona të tjerë, shumica mjekë specialistë që merren me kardiologji. Ata akuzohen për rastin e njohur si rasti “Stenta”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe