LAJMI I FUNDIT:

Ferguson shtrihet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet t’i nënshtrohet operacionit

Ferguson shtrihet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet t’i nënshtrohet operacionit
Sir Alex Ferguson (Getty Images)

Sir Alex Ferguson ka përfunduar në spital pasi nuk është ndier mirë dhe thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Trajneri legjendar i futbollit, Ferguson, ka përfunduar në spital gjatë mbrëmjes të së shtunës.

Alex Ferguson thuhet se është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të ketë operacion më vonë gjatë mbrëmjes të së shtunës.


Pep Guardiola, trajneri i dekadës me 23 tituj
Lexo po ashtu Pep Guardiola, trajneri i dekadës me 23 tituj

Djali i Fergusonit, menaxher i skuadrës së Doncaster, Darren, më herët humbi ndeshjen finale të sezonit me skuadrën e tij për shkak të një “çështjeje të rëndë familjare”.

Mediumit britanik Sky Sports ishte mes atyre që raportuan se Ferguson do të operohet gjatë të shtunën.

Raportimet e para thonë se Ferguson ka pësuar sulm në tru dhe është në gjendje kome.

Në anën tjetër, sipas mediumit tjetër britanik The Times, trajneri legjendar i Unitedit u pranua në spital gjatë të enjtes.

Ferguson së bashku me Wengerin dhe Mourinhon (Getty Images)

Ferguson ishte në Old Trafford të dielën e kaluar për të parë nga afër fitoren 2-1 të Unitedit kundër Arsenalit.

Ndryshe, skocezi ka lindur më 1941 dhe momentalisht ka 76 vjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori