LAJMI I FUNDIT:

Fërçkoski: Ivanov nuk e kupton se çfarë po bën

Fërçkoski: Ivanov nuk e kupton se çfarë po bën

Profesori universitar dhe njëri ndër themeluesit e Kushtetutës së Maqedonisë, Ljubomir Fërçkovski, mendon se presidenti Gjorge Ivanov, nuk mund të vlerësojë programet partiake për shkak se nuk ka autorizim të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Njëra nga punët më delikate në shtetet kushtetuese liberale është balansimi i fuqisë dhe ndarja e qeverisë. Në këtë rast kjo nuk është puna e presidentit tonë, kjo është puna e Kuvendit. Mendoj se Zaev e ka shumicën e nevojshme dhe atë do ta bëjë dhe mendoj se do të dalim nga kjo përrallë e tmerrshme”, deklaroi Fërçkovski.

Ai gjithashtu tha se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk duhet t’ia paraqesë programin Ivanovit, sepse me këtë sipas Fërçkovskit, edhe ai do ta shkelte Kushtetutën./Telegrafi/