Profesori dhe ish ministri nga LSDM-ja, Ljubomir Fërçkovski, deklaroi se qeveria e re së bashku me partnerët amerikan duhet të bëjnë diçka rreth emrit, që të mund shteti të integrohet në NATO këtë vit. Sipas tij, në këtë proces duhet të përfshihen edhe partitë shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zgjidhja e çështjes së emrit është pjesë edhe e platformës së partive shqiptare, nga e cila kërkohet që shqiptarët të jenë pjesëmarrës direkt në bisedimet me Greqinë.
Për një pjesë të analistëve maqedonas, kërkesa e tillë e shqiptarëve është jothemelore dhe plan për ridefinimin e Maqedonisë. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se shqiptarët si pjesë e këtij shteti dhe në interes të strategjisë për në NATO dhe BE kanë të drejtë të bëjnë presion për një gjë të tillë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit