LAJMI I FUNDIT:

Fenomeni i kandidimit të funksionarëve aktual për kryetarë të komunave (Video)

Fenomeni i kandidimit të funksionarëve aktual për kryetarë të komunave (Video)

Kandidimi i funksionarëve aktual për pozitën e kryetarit të komunës gjatë zgjedhjeve lokale konsiderohet si një fenomen jo demokratik dhe i orientuar kah interesat personale dhe grupore në partitë politike e jo në interes të qytetarëve, personave nga të cilët do të kërkojnë vota gjatë fushatës zgjedhore.

“Ajo që ndodh tani tek ne buron kryesisht nga klientelizmi që është shumë prezent. Kjo nuk është e zakonshme në pjesën më të madhe të shteteve në botë. Është e nevojshme që disi të rriten njerëzit partiak në vende të ndryshme të punës dhe këtë duhet ta sigurojë pushteti lokal, prandaj partitë i vënë resurset në funksion të këtij qëllimi, duke i shpërfillur kështu qëllimet kryesor”, tha ish ministri  i Arsimit Nenad Novkovski.

Në linjë të njëjtë është edhe profesori universitar, Sefer Tahiri.


“Kandidimi i deputetëve, ministrave dhe bartësve të funksioneve publike për kryetarë të komunave dëshmon se partitë politike vazhdojnë të jenë grupacione të cilat janë në një farë mënyre në funksion të klaneve të caktuara brenda partive politike, të lidhura me liderin e partisë. Kjo nuk flet mirë për funksionimin e tyre, për demokratizimin e tyre meqë dëshmon se nuk ka demokraci brenda partiake, nuk ka mundësi për promovim të njerëzve të rinj në politikë”, tha profesori universitar Sefer Tahiri.

Tahiri porositi kandidatët për kryetarë komunash të cilët aktualisht janë bartës të funksioneve të larta shtetërore që të japin dorëheqje. Ndërsa Novkovski porositi partitë të lejnë personat e aftë në pozitat që meritojnë./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=7c1aHFVvwjg

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori