Është më se e sigurt që femrat të cilat me sulm në zemër arrijnë në urgjencë në spitalet amerikane do të vdesin nëse i shëron mashkulli, paralajmëron studimi i ri.

Hulumtimi është bazuar në më shumë se 500.000 pacientë të shtrirë në klinika të urgjencës në Floridë për shkak të infarktit akut të miokardit (sulmi në zemër).


Shkencëtarët e Harvaardit kanë gjetur dallimin e rëndësishëm në mbijetesën varësisht nga njëjtësia e gjinive të pacientit dhe mjekut, transmeotn Telegrafi.

Në të vërtetë, kur pacientet i shëron mjekja “ekziston ndikimi pozitiv” në mbijetesën, thuhet në studim.

Pothuajse 12 për qind e pacienteve me sulm akut në zemër vdesin. Kur pacientet i shëron mjekja “probabiliteti i rasteve të vdekjes zvogëlohet për 5.4 për qind”, thekson studimi.

f 2

Me hulumtimet paraprake është konstatuar se si femrat kanë probabilitet më të lartë të vdesin nga sulmi në zemër sesa meshkujt.

Studimi i Harvardit edhe më shumë e ka shpjeguar tezën e pabarazisë së gjinive në vdekshmëri – thuhet në studim.

Në hulumtim gjithashtu përmendet që sa më shumë paciente që shëron mjeku në karrierë, me kalimin e kohës zvogëlohet probabiliteti që ato të vdesin.

Mirëpo ekziston edhe sugjerimi që një numër i caktuar i femrave patjetër duhet të vdesin, në mënyrë që mjeku të mësojë nga gabimet e veta.

Njëri ndër problemet më të mëdha është ai që shumica e mjekëve të gjinisë mashkullore, për arsye të bashkimit të mjekeve me pacientet nuk është gjithmonë i mundshëm.

Si zgjidhje thjesht propozohet rritja e numrit të mjekeve në klinikat e urgjencës, kanë konstatuar shkencëtarët. /Telegrafi/