Prostitucioni i formave të ndryshme po bëhet një fenomen mjaft i shprehur për shoqërinë shqiptare.
Përveç atij klasik, sëfundmi ka shpërthyer një formë e re e prostitucionit ku vajza nga ato që rëndom thuhet “që as që ta merr mendja”, ofrojnë shërbime të tilla kryesisht në vend të largëta me Shqipërinë.
Si funksionon
Ato nuk deklarohen si prostituta. Përkundrazi, në rrjetet sociale shfaqin jetën e tyre plot shkëlqim dhe luks duke hedhur foto nga vendet më të lakmuara për pushime, me makina, celular, veshje dhe bizhuteri luksi, të cilat nuk ia ka blerë as babai, as vëllai, as i fejuari dhe aq më pak t’i kenë blerë vetë…sepse, janë pa punë.
Në fakt, e bëjnë një punë, për hir të së vërtetës…
Fillon si një ekspozim i “aseteve” kryesisht në Instagram dhe më pas vjen ftesa për një xhiro me “5 yje”, e cila nuk është gjë tjetër veç se një formë e sofistikuar prostitucioni, ku vajza merr valixhet dhe arratiset nga Shqipëria për disa ditë duke shkuar pranë klientit.
Në aeroportin e destinacionit e pret “porositësi”, i cili nuk është një klient i rëndomtë, por person me të ardhura të mira financiare, aq sa mund të përballojë shpenzime të mëdha për udhëtimin, shopping, shëtitje, si edhe pagesa cash ndaj vajzës.
Por, kjo është vetëm një formë.
Nisja e fotove nudo apo striptizmi online është një tjetër formë e përhapur në vend, për të cilën pagesat bëhen kryesisht online.
Vetëm dy muaj më parë, policia e kryeqytetit shkatërroi një rrjet prostitutash online, të cilat ofronin shërbime të tilla përmes internetit.
Punonjësi i një banke të nivelit të dytë, i konfirmoi Albeu.com se shpesh, tek kliente të caktuara hasin në transferta parash nga vende të “çuditshme”, me të cilat Shqipërinë nuk e lidhin raporte familjare apo biznesi.
Të tilla janë edhe vende të Lindjes së Mesme apo të gjirit, si Kuvajti, Arabia Saudite apo Emiratet e Bashkuara Arabe.
Krahas vendit të origjinës, cilësohen dhe si transferta të çuditshme edhe për faktin se marrësi, në rastin konkret marrësja është e një moshe shumë të re, ç’ka e bën të pamundur një raport pune aq larg dhe në atë moshë, duke të bërë të dyshosh për qëllimin e pagesës.
Një tjetër mënyrë është edhe ajo e rekrutimit të vajzave shqiptare si stjuardesa në Doha dhe Katar. Vajzat rekrutohen si stjuardesa për të kënaqur më pas epshet e sheikëve. /albeu.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë