Sigurisht se skena e shoubizit vendor ishte e karakterizuar si kurrë më parë këtë vit me femra që zhvishen, e shumë prej tyre që arritën të jenë në kryetitujt e mediave rozë gjatë po kësaj periudhe.

Me dinamizimin e medias duke përfshirë këtu hapat para të teknologjisë, kështu edhe informacioni me anë të fotove dhe videove ka shkuar shumë, ama shumë përpara.

Nuk ka ditë që nuk shohim ndonjë femër shqiptare që nuk befason me linjat e saj dhe jo e veshur – komplet apo 90% e zhveshur.


Ju tashmë e dini se për kë bëhet fjalë, dhe emrat e tyre tashmë ju vërtiten në kokë.

Nëse ndonjëra prej tyre nuk kishte ndonjë shpërthim të madh në muzikë apo pasarelat e modës, të paktën u pëlqyen dhe u komentuan për dukjen e tyre, nga një veshje seksi, një trup me bikini e deri te një nudo artistike, ose e mjegullt në një mëngjes të nxehtë.

Jemi munduar t’ju sjellim në kujtesë top 10 femrat më të nxehta shqiptare të këtij viti që me punë apo qoftë me një selfie të nxehtë u përfolën ekstrem shumë.

Vildane Zeneli
E para është një femër mjaft seksi e adhuruar nga të gjithë dhe jo vetëm meshkujt shqiptarë çmenden për të, por deri te reperët e huaj të famshëm, e kjo është Vildane Zeneli. Dallohet për gjoksin bombastik dhe të pasmet fantastike, e ajo shpeshherë pak i ka lënë vend imagjinatës. Ishte viti i saj në aspektin e nxitjes seksuale në publik dhe provokimeve që çmendën dhe bënë një skenë të tërë mediale të ngarendin pas saj.

Angela Martini
Larg saj qoftë me banim, por edhe me foto provokuese nuk mungon as Angela Martini, një tjetër modele e njohur deri në Amerikë. Eh sa mëngjese dhe mijëra meshkuj i ka turbulluar një foto e saj në krevat apo para pasqyrës, është e paimagjinueshme.

Fjolla Morina
E për mamatë më seksi shqiptare ajo ka vendin e parë, e cila erdhi e tillë edhe kur ishte shtatzënë në këtë vitm por edhe doli në skenë vetëm pasi kishte një muaj që kishte lindur. Fjolla Morina ishte prej femrave më të komentuara, qoftë për gjoksin bombastik, qoftë për problemet në jetën private. Pak u pëlqye për muzikë.

Kallashi
Femra tjetër super e komentuar dhe që e bën edhe këtë fundvit dimri sikur verë është ajo që të gjithë e njohin si Kallashi, por që në të vërtetë quhet Donjeta Kosumi. Ajo u zbulua nga disa media periferike, teksa shpejt u shndërrua në atraksion për mbarë skenën mediale, si ëndërr të shumë meshkujve. Shpejt ajo u bë personi më i komentuar për paraqitjet televizive seksi ashtu edhe për fotot dhe videot jashtëzakonisht eksplicite.

Bleona
Ajo edhe këtë vit u lakua për foto e për shumë gjëra provokuese deri në nudizëm. Këngëtarja Bleona Qereti e e nisi vitin dhe e përfundoi mjaft provokuese duke tërhequr vëmendje të mbarë mediave botërore. Sidomos për paraqitjen e saj me fustanin skandaloz që shfaqi gjithçka të saj.

Çiljeta
Një tjetër nënë super seksi dhe mjaft e komentuar qoftë me super klipin me reperin Noizy, por dhe me foto të nxehta në këtë vit është edhe Çiljeta Xhilaga. Gjoksi i saj është aseti më i preferuar i meshkujve dhe ajo madje ka thënë se do ta largojë. E pasi ta largojë vështirë të gjendet në këto lista.

Dafina Zeqiri
Atraktivja Dafina Zeqiri jo vetëm punoi për t’u komentuar, por edhe shpesh herë provokoi me trupin e saj super të tonifikuar, sigurisht nga puna e saj në palestër që ka bërë që shumë femra ta kenë atë model.

Morena Taraku
Pa asnjë dyshim femra më kontraverse e vitit që lamë pas. Shpesh shihet në palestër duke reklamuar asetet e saj, dhe jo rrallë herë gjendet në krye ta skandaleve. Ajo së fundmi u raportua se shkeli dhe rrahu një djalë, e për këtë u gjend në polici. Në mesin e shumë veturave dhe luksit që ajo bënë, ajo nuk e ka lënë të mos komentohet për linjat trupore dhe zhveshjet e kohë pas koshme si e konsideruar prej femrave më seksi shqitpare.

Tuna
Edhe pse për të nuk ishte viti më i mirë në aspektin muzikor, sigurisht se nuk munguan paraqitjet seksi që shfaqnin trupin e saj. Linjat e saj u bënë evidente së pari në Dancing With The Stars ku u shfaq në vallëzime atraktive që shfaqnin trupin e saj.
Nga ana tjetër ajo pas këtij spektakli kontravers realizoi një fotosesion në Maqedoni me një staf jo-shqiptar, foto-sesion ky që e shfaqi atë plotësisht nudo duke treguar gjithë trupin e saj. Tuna pa dyshim se mbetet prej femrave që pëlqehet më së shumti nga meshkujt, arsyeja dihet pse.

Shkëndije Mujaj
Për Shkëndije Mujajn nuk ka nevojë për shumë komente. Ajo gjithmonë zë vend në median rozë, por vetëm për fotot e saj që shfaqin të pasmet dhe gjoksin e saj bombastik.

/Telegrafi/