LAJMI I FUNDIT:

Femrat duan meshkuj qesharakë sepse lidhja është argëtuese dhe jeta bëhet më e lehtë

Femrat duan meshkuj qesharakë sepse lidhja është argëtuese dhe jeta bëhet më e lehtë

Të gjithë e dimë se meshkujt me sens të mirë të humorit janë të çmueshëm dhe se humori është armë shumë e fuqishme për joshjen e femrave.

Por, a vlen e njëjta gjë edhe anasjelltas?

Ndonëse meshkujt thonë se u pëlqejnë femrat me sens humori, një studim i ri thotë se kjo faktikisht nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.


Paraprakisht duhet të përmendim se hulumtuesit e kanë konfirmuar konkludimin e parë: meshkujt me sens të mirë të humorit kanë më shumë shanse të kenë kontakte fizike me një femër të cilës i pëlqen humori i mashkulli.

Por, kur një femër e bën të qeshë një mashkull, kjo nuk i rrit shanset për marrëdhënie seksuale.

Hulumtuesit kanë nxjerrë edhe një konstatim interesant nga eksperimentet që i kanë kryer.

Ata kanë deklaruar se femrat e lidhin humorin me të qenit më mendjehapur, jo me inteligjencë.

Më herët, supozimi ka qenë se femrat joshen nga meshkujt qesharakë për shkak se besojnë që lloji i tillë i meshkujve janë më inteligjentë.

Tani, hulumtuesit sugjerojnë se femrat duan meshkuj qesharakë sepse besojnë që lidhja me ta është më argëtuese dhe jeta bëhet më e lehtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Lifestyle
Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Çfarë të vizitosh
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Dhoma e ditës sipas Feng Shui

Dhoma e ditës sipas Feng Shui

Rregullimi i shtëpisë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Kalo në kategori