Çfarë është “Gelly Bob”, përkatësisht bobi me “xhel” apo bobi i lëmuar?
Pra, fjala është për variantin shumë të thjeshtë të këtij modeli flokësh. Fjala është për bobin për të cilin flokët janë të prerë në gjatësi të njëjtë, sikur ‘bobi boyfriend’ të cilin tashmë e kemi lajmëruar si trend për këtë vit, por që assesi nuk është i shtresuar.
Veçantia e këtij stili flokësh bëhet vetëm me stilizimin e duhur. Floktarët shpjegojnë se si do të duhej stilizuar: me ndihmën e xhelit – nga ai është edhe emri – flokët krihen mbrapa me krehër apo me gishta, mu sikur del nga uji dhe kalon flokë.
Këtë dukje vërtet është shumë e thjeshtë për ta formësuar. Flokët thani me tharëse flokësh si zakonisht, ndërsa me atë rast mund t’i hedhësh lehtë mbrapa.
Pastaj merr pak xhel për flokë, përhape nëpër shuplaka dhe kaloni nëpër flokë disa herë. Flokët shprishi pak, pak tërhiqi – dhe dukja është gati. Të rehatshme, moderne dhe njëherësh elegante! /Telegrafi/