Gjaku i zi në vend të të kuqit me rastin e menstruacioneve mund t’i brengosë femrat
Gjaku i zi menstrual është vetëm “gjak i cili është më i vjetër, i cili ka filluar paksa të ngjizet”, thotë Rachel Peragallo Urrutia, asistent-profesoreshë e akusherisë së përgjithshme dhe e gjinekologjisë në Universitetin e Karolinës Veriore.
Kur indet e mitrës fillojnë të qërohen një herë në muaj, gjaku nuk rrjedh menjëherë dhe sa më shumë që të qëndron në mitër, merr ngjyrë më të errët – thotë Rachel.
Derisa gjakrrjedhja shumë e madhe mund të jetë shenjë serioze siç është ndonjë infeksion, thotë Rachel dhe shton që kjo do të duhej të shoqërohej edhe me simptoma të tjera, siç janë ngërçet serioze, dhembja gjatë seksit apo vështirësi për të mbetur shtatzënë, dhe jo vetëm gjaku i kuq apo i errët, transmeton Telegrafi.
Sa i përket vetë ngjyrës së gjakut, nuk mund ta ndryshoni, madje as me ushqimin tjetër apo me ilaçe. Ilaçet mund t’ju shërbejnë vetëm me rastin e zvogëlimit të gjakrrjedhjes së madhe dhe dhembjeve.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që nuk duhet t’u kushtoni vëmendje shenjave të cilat jua dërgon trupi juaj.
Megjithatë, nëse jeni të brengosura për ngjyrën e zezë të gjakut, lirisht shkoni te gjinekologu dhe do të jeni më të qeta. /Telegrafi/